Tiranë – Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. V., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. G., 44 vjeç, A. L., 50 vjeç, A. S., 49 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Xh. K., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 22.08.2021, shtetasi D. H., 34 vjeç, kallëzon se ka konstatuar se i kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.