Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës shtetasin G. I. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. S. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 51 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. P., 19 vjeç dhe Xh. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan secilit nga një dorezë metalike (përforcues grushti).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur, sepse në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në një kioskë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
K. A., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.
•Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
•Më datë 16.03.2021, në rrugën “Shyqyri Peza”, në banesë, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë), shtetasi G. M., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.