Tiranë – Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrolli fizik dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•B. L., 31 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.

•D. S., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, i shtetasit M. I., 28 vjeç, sepse me datë 26.01.2021, me anë të mashtrimit, ka marrë me qira një mjet dhe nuk ia ka kthyer më shtetases I. J.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Ç., 36 vjeç, pasi në Kamzë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. Xh., 28 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.58 mg/l.

—–
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.