Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. D., 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 20 vjeç, pasi në lagjen Sharrë, ka tentuar të vjedhë një biçikletë në ambientet e banesës së shtetasit A. Xh.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.
•F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
•Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.