Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. Sh., 22 vjeç dhe D. S., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 14.07.2021, shtetaset S. G., 61 vjeçe dhe B. P., 45 vjeçe, kanë deklaruar se kur kanë shkuar tek një spital, për të kërkuar informacion për një pacient, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili është prezantuar si roja e spitalit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.