Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh.(P)., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. H., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit M.(B.).H., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.