Tiranë/Arrestohen 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– H. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– V. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 38 vjeç, Y. V. (K)., 38 vjeç, A. H., 42 vjeç, A. D., 37 vjeç, dhe A. H. (K)., 37 vjeç, banues në Bathore. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, nuk iu janë bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
– A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. J., 46 vjeç dhe Ë. D., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– L. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja K. V., 20 vjeç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.