Tiranë/Arrestohen 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Th., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit:
– S. O., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– B. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin V. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin U. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka marrë një taksi dhe pas udhëtimit, nuk i ka bërë pagesën drejtuesit të taksisë dhe e ka kanosur atë për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 28 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. R., 27 vjeç, banues në ShBA, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Vorë, me të cilin ka shkuar në një karburant dhe e ka furnizuar por nuk kryer pagesën. Më pas, ditën e djeshme, ka marrë një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbritur nga mjeti, shtetasi A. R. ka vjedhur mjetin dhe është larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas ka goditur një automjet policie.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– S. L., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Don Bosko, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, nuk i është bindur sinjalit të punonjësit të Policisë të planëzuar me shërbim, për të ndaluar, por e ka kundërshtuar duke e ofenduar dhe shtyrë;
– A. Rr., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.