Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Y. H., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– R. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit dhe nënës së tij;
– A. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë në rrugën “Xhanfize Keko”.
Gjithashtu po nga këta specialistë u ndalua shtetasi E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një automjet me qira dhe nuk ka shlyer detyrimet e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, në kantierin e ndërtimit të kësaj firme, është rrëzuar nga skela ku ishte duke punuar shtetasi I. Sh., 33 vjeç, banues në Librazhd, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Deshmorët”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. D., 85 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– B. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi E. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. P., 22 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.