Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin M. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– L. B., 42 vjeç, dhe M. B., 21 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë dhe goditur me mjet prerës shtetasin J. J., 26 vjeç (nipi i tyre). 26-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë;

– Z. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij). 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.