Tiranë/Arrestohen 8 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Bubq, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- V. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte i kuq dhe është automjeti është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 47 vjeç. Si pasojë ka pësuar demtime të lehta shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
- R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Marije Kraja”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar murin rrethues të një banese;
- O. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Azem Hajdari”, Paskuqan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasen V. L., 49 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.