Tiranë/Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– K. D., 54 vjeç, dhe F. A., 36 vjeç, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre;
– M. Sh., 48 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
– S. Gj., 24 vjeç, banues në Thumanë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata;
– E. K., 33 vjeç, dhe E. K., 37 vjeç, (vëllezër), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, si dhe 33-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqjtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal. Sipas pamjeve filmike të publikuar në disa portale dyshohet se ky shtetas ka keqtrajtuar një kafshë (qen).
Materialet i kaluan Prokurorisë.