Tiranë – Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

  • S. P., 38 vjeç, 38 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
  • O. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. B. (S)., 36 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta godasë atë, me mjet të fortë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Ç. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 3 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, nga kjo strukturë u arrestua shtetasi A. B., 22 vjeç, në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. F., që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.