Tiranë – Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një dyqan.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në një kompani.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– Xh. J., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– B. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin I. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– M. P., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin Dh. N.;

– S. Ll., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të paraqitur dokumentacionin e mjetit dhe për të bërë testin e alkoolit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.