Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– L. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– D. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen” ka goditur nga pas automjetin tip “Range Rover” me drejtuese shtetasen F. S. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja F. S.;
– I. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rinas-Valias”, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S. dhe pasagjerët në automjetin e tij (prindërit), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
– D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.