Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Koço Bozhori”, ka dëmtuar me sende të forta një automjet, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike dhe një monopatinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka shitur dy aksesorë, një shtetaseje, duke e mashtruar se janë prej floriri.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Unazën Lindore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen;
– F. B., 47 vjeç, dhe E. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– R. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, automjeti tip “Toyota” që drejtonte është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. D., 86 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.