Tiranë – Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

  • arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
  • ndaluan shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një makinë me qira të cilën e ka përplasur dhe nuk ka paguar dëmin e shkaktuar;
  • ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin S. N., 36 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit V. Gj.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.