Tiranë – Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente, në një objekt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

  • F. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare, në një furrë buke;
  • Xh. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk është bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore për paraqitjen e dokumenteve të automjetit, si dhe i ka kanosur ato.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:

  • F. E., 40 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Prishja e qetësisë publike”;
  • S. A., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskallëzimi  krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç. Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.