Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin L. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit V. B., 35 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur tre motomjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– P. D., 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën “Bavaria” ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara;
– P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin G. T., 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj, Krujë, pasi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, nduke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H., rreth 47 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Veli Dedi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. M., 44 vjeç. Si pasojë 44-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.