Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. N., 43 vjeç, V. N., 49 vjeç dhe D. E., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në Shkozë, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse, për motive të dobëta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij;
– E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. N.(Gj)., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka dëmtuar dyert e banesës dhe automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin S. B., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur dy bateri automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë. Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.