Tiranë – Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Qytet Studenti, nuk është bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar qarkullimin me automjet. Më pas gjatë drejtimit të automjetit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– M. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuat mjetin në gjendje të dehur;

– A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Mullet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët në mjet të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve;

– A. O., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar shtetasin Xh. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ditën e djeshme, në një kantier në ndërtim e sipër, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë punimeve është konstatuar një granatë, e cila pas çmontimit nga Njësia Speciale Anti-Eksploziv është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, nëse granata është hedhur apo ka dalë në sipërfaqe gjatë punimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.