Tiranë/Arrestohen 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga nenet 84 e 25 dhe 197 të Kodit Penal, si dhe proceduan në gjendje të lirë dy shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se pas një investigimi të kryer nga gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, i kanë kanosur këta të fundit, nëpërmjet telefonit. Gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit E. B., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– V. T., 28 vjeç, banues në Francë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– Q. H., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Vaso Pasha”, është përplasur me 5 automjete të parkuara, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.