Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin M. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin T. M., 25 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
M. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi A. P., 64 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.