Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij;
– R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë;
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin N. S., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë një të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçare, nëpërmjet celularit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.