Tiranë – Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. D., 40 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka vjedhur disa shishe me pije alkoolike, në një qendër tregtare.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– E. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

– G. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Zhurje, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u procedua penalisht shtetasi E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motomjetin, në afërsi të nënkalimit te Parku Zoologjik i Tiranës, është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.