Tiranë/Arrestohen 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Ç., 18 vjeç, dhe A. N., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në Qytet Studenti, nuk është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar qarkullimin me automjet. Më pas, gjatë drejtimit të automjetit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me murin rrethues të një banese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. V., 33 vjeç, banues në Valias, pasi ka vjedhur me forcë një shumë parash në banesën e një 52-vjeçareje.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– M. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Mullet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
– A. O., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin Xh. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. Sh., 87 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.