Tiranë/Aktivitet edukativ me nxënës të shkollës “Musine Kokalari”, në kuadër të Ditës së Alfabetit

Tiranë/ Komisariati Nr. 6 zhvillon aktivitet edukativ me nxënës të shkollës “Musine Kokalari”, në kuadër të Ditës së Alfabetit.

Dje, më datë 21.11.2025, Seksioni i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 priti në një vizitë informuese nxënësit e klasës së 5-të të shkollës “Musine Kokalari”, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare, në kuadër të festës kombëtare “Dita e Alfabetit”.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe edukative, ku fëmijët prezantuan punime dhe recitime tematike, duke përcjellë vlerat e gjuhës dhe alfabetit shqip. Gjatë takimit, nxënësit u njohën nga afër me rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit në komunitet.

Ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjes midis policisë dhe institucioneve arsimore, si dhe edukimin e brezit të ri me ndjenjën e qytetarisë, përgjegjësisë dhe respektit ndaj vlerave kombëtare.