Tiranë – 18 drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

Tiranë

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave fatale që vijnë si pasojë e tyre, duke vlerësuar në tërësi shkaqet e ngjarjeve rrugore të ndodhura më herët,

përgjatë gjithë javës, kanë organizuar patrullime policore me përzgjedhje, kryesisht për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, me shpejtesi mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë veçanërisht në qendrat e buanuara, duke përdorur të gjjtha pajisjet speciale që disponon shërbimi i policisë rrugore.

Nga verifikimet dhe kontrollet policore, në funksion të parandalimit, janë evidentuar dhe proceduar :

• 18 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilet 14 në gjendje të dehur dhe 4 të papajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 70 leje drejtimi, nga te cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 18 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

• Në zbatim të Planit Operacional për Kontrollin e mjeteve me targa të huaja (Angleze) janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme nga strukturat e tjera të policisë 14 automjete, nga të cilat 12 prej tyre janë proceduar administrativisht për mangësi në dokumentacion dhe tejkalim të afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.

• ndaluar administrativisht 82 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• si dhe janë vendosur 2900 masa të tjera administrative, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#PatrullimParandalimSiguri#