Theth – Shërbimet e Policisë gjejnë dhe ndihmojnë një turist gjerman që kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth

Theth

Shërbimet e Policisë gjejnë dhe ndihmojnë një turist gjerman që kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth.

Në Stacionin e Policisë Theth është paraqitur një turiste gjermane, e cila ka deklaruar se gjatë rrugës për eksplorimin e zonës, nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe për këtë shkak nuk kishte më kontakte me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth janë nisur në drejtim të shpellës së Pejës, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin që kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turistit gjerman, në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.