Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast të vjedhjes me thyerje në një punishte mermeri, ku ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderueshme monetare, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe hetimore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.