Tepelenë – Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas të dyshuar për zjarrvënie në sipërfaqe toke

Tepelenë

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas të dyshuar për zjarrvënie në sipërfaqe toke.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Tepelenë, u bë zbardhja e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Salari dhe Luzat. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Zh., 59 vjeç, banues fshatin Salari dhe V. G., 63 vjeç, banues në Tepelenë.

-Shtetasi G. Zh. dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Golash”, Salari, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

-Shtetasi V. G. dyshohet se në vendin e quajtur “Pallçija”, në fshatin Bënçë, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Luzat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

PKK Kakavijë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.