Tepelenë – Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike

Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., banues në fshatin Lekdush, Tepelenë dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. Zh., banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.