Tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije dhe vihet në pranga 58-vjeçari

DVKM Gjirokastër/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti që drejtonte 58-vjeçari dhe mallrat.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin H. M.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra (dhjetëra steka me cigare, produkte mishi dhe produkte të tjera), pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i shitur.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm ngadetyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️