Sqarim i DVP Tiranë

Sqarim i DVP Tiranë

Në lidhje me një rast të publikuar në një portal, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndodhur kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasin Sh. C., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast është paraqitur në komisariat punonjësi i Policisë që ka trajtuar rastin, i cili ka depozituar kallëzim se ka marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese, në numrin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.