Skrapar – Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive pronësie

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të bashkëfshatarit të tij, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.