Skrapar, Berat – Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Skrapar.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., më datë 20.02.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. M. dhe A. Ç.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh. M.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

——————

Gjithashtu, po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

————-

Berat

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. C., 38 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin jashtë fashës orare të lejuar, në kundërshtim me Aktin Normativ, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë, por është kapur më pas nga forca e posaçme “Shqiponja”.

Shtetasi V. H., pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe u mor masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.