♂️ SIGURIA RRUGORE, MËSIMET NISIN QË NË FËMIJËRI
Punonjësit e Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Nr. 4 zhvilluan një aktivitet edukues me temë “Siguria Rrugore”, në shkollën 9-vjeçare “Kiço Blushi”.
Nxënësit e përfshirë në projektin e shkollave verore, u angazhuan në mësimin e rregullave të qarkullimit rrugor, nëpërmjet lojërave interaktive dhe situatave praktike të improvizuara nga efektivët e Policisë. ♂️
♀️ Policia e Tiranës do të vijojë aktivitete të tilla ndërgjegjësuese, sepse njohja dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, që në fëmijëri, janë themeli për një të ardhme të sigurt.
#SiguriaRrugore #PoliciaNëKomunitet
#Komisariati4 #EdukimiQëNdryshon