SIGURIA RRUGORE 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në një tryezë me faktorë dhe aktorë të ndryshëm për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, prezantoi një raport të detajuar me të dhëna statistikore ndër vite, në lidhje me sigurinë rrugore, si dhe propozimet për disa ndryshime për ashpërsimin e Kodit Rrugor.