Ditën e sotme punonjësit e Policisë kanë shpërndarë ndihmat e grumbulluara nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për banorët në zonën e Kënetës, Durrës dhe në Njësitë Administrative Maminas e Xhafzotaj në Shijak.
Policia e Durrësit edhe në ditët në vijim do jetë pranë banorëve që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe fton ata të telefonojnë në numrin 112 për çdo emergjencë që mund të kenë.