Shkodër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Shkodër.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Shkodër për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet e shkollave 9-vjeçare “Ali Laçej”, “Ndre Mjeda”, “Liria”, “Branko Kadia”, “Ruzhdi Daca”, “Ernest Koliqi” dhe “Ismail Qemali”, në Shkodër, në prani të psikologëve të këtyre shkollave.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit e klasave të 6-ta, për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, si dhe keqpërdorimi i internetit.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë