Shkodër
Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 47 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.