Shkodër
Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga dy shtetas.
Sekuestrohet lënda narkotike, së bashku me automjetin që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve A. Sh. dhe A. B., si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Sh., 21 vjeç, dhe A. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.