Shkodër/Kreu parakalim të gabuar në urën e Spatharit, ndëshkohet drejtuesi i automjetit

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar në urën e Spatharit, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 16 të nenit 146, në pikën 1 të nenit 199 pika dhe në pikën 2 të nenit 198, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.