Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve të narkotike.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër.
Evidentohen përmes dronit, duke kultivuar bimë narkotike në zonë të pyllëzuar, vihet në pranga 25-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen dhe asgjësohen me anë të djegies 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. N. 25 vjeç , banues në fshatin Gramsh, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu, u bë identifikimi si dhe shpallja në kërkim e shtetasit M. L. , 25 vjeç, banues në fshatin Suka, Dajç, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i cili duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Muzgu”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Dajç, Shkodër, 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱