Shkelja e sinjalizimit të ndritshmën, në fokusin e kontrolleve të rrugorëve në kryeqytet

Tiranë

Nisur nga shqetësimet e qytetarëve, adresuar në forma të ndryshme Policisë së Shtetit, për shkelje të semaforit në disa prej rrugëve dhe kryqëzimet kryesore në kryeqytet, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm monitorimet dhe kontrollet e kombinuara me shërbime civile dhe të uniformuara.

Në funksion të këtyre kontrolleve, përgjatë 48 orëve, janë dokumentuar dhe proceduar për shkelje të sinjalizimit të ndritshem (semaforit) 78 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ndërkohë që vijojnë pa ndërprerje kontrollet parandaluese të rrugorëve në kryeqytet.