Edhe pse shumica e semaforëve në kryeqytet, janë të vendosur në pozicione të dukshme për përdoruesit e rrugës, përsëri shumë përdorues rruge, të të gjjtha kategorive, vazhdojnë lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, veçanërisht këmbësorët gjatë kalimit në rrugë.
Me qëllim disiplinimin e sjelljes në raport me sinjalizimin e ndritshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, policia rrugore e kryeqytetit, po aplikon forma të ndryshme monitorimi dhe kontrolli me efektivë civilë dhe të uniformuar në disa nga semaforët për të cilët, nga qytetarët dhe analizat e specialistëve përkatës janë adresuar dhe verifikuar shkelje të shumta, që cënojnë sigurinë në rrugë.
Në funksion të kontrolleve të dedikuara për shkeljen e semaforëve, vetëm përgjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 89 drejtues mjetesh.
#DrejtoMeKujdes🚙
#RespektoSinjalizimin🚦
#MosuBëjSatatistikë🚑