Shijak, Durrës
Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.
Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin:
Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Goxhas, Shijak, pasi ka djegur nga pakujdesia, një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj në pronësi të një shtetasi tjetër.
…
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 32 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.