Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, pranë fëmijëve në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve.
Për të përçuar atmosferën festive dhe për të forcuar lidhjet me komunitetit, si pjesë e rëndësishme e tij, shërbimet e Policisë Rrugore zgjodhën të kalonin kohë të përzemërt me fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” dhe të Shtëpisë së Foshnjës në fshatin Sos, Sauk.
Efektivët iu dhanë fëmijëve, afërsi dhe përkujdesje, nëpërmjet dhuratave dhe krijimit të një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive, që e bënë këtë vizitë tejet të veçantë.
Ky aktivitet, në vazhdën e dhjetëra aktiviteteve festive të organizuara nga Policia e Tiranës, gjatë ditëve të fundit të muajit dhjetor, me ndjeshmëri të veçantë, dëshmoi se Policia është pranë komunitetit, jo vetëm nëpërmjet misionit të saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, por edhe nëpërmjet humanizmit dhe solidaritetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për nisma që forcojnë lidhjen me komunitetin dhe përcjellin mesazhe solidariteti dhe kujdesi.
Për shoqërinë, një buzëqeshje fëmije vlen më shumë se çdo fjalë.
