Shëngjin/Vijojnë kontrollet intensive për verifikimin e niveleve të lejuara të muzikës

Shëngjin

Vijojnë kontrollet intensive për verifikimin e niveleve të lejuara të muzikës në zonën turistike të Shëngjinit.

Në zbatim të Planit të Masave për sezonin turistik veror, strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë vijuar gjatë fundjavës, kontrollet në zonën turistike të Shëngjinit, me fokus monitorimin e ndotjes akustike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me pajisje të certifikuara për zhurmën, të gjitha ambientet e jashtme dhe të mbyllura në zonën turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, të kryera sipas procedurës standarde, kanë rezultuar brenda niveleve kufi të lejuara, të parashikuara nga Udhëzimi i Përbashkët nr. 02, datë 15.11.2023, i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, janë kryer verifikime edhe për respektimin e orarit të muzikës në ambiente të hapura, në zona të banuara dhe ato turistike, i cili është i lejuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje , duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

#PoliciaeLezhës
#KontrolleZhurmash ️
#SezoniTuristik2025 ☀️
#QetësiDheSiguri
#NëShërbimTëQytetarëve ♂️