Shëngjin – Patrulla “Shqiponja” gjen portofolin që i kishte humbur një pushuesi

Shëngjin

Humbi portofolin me një shumë të konsiderueshme eurosh dhe me dokumente, patrulla “Shqiponja” që patrullonte në zonën e plazhit, gjen portofolin dhe ia kthen pushuesit.

Sapo 1 pushues që kishte humbur portofolin, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të patrullës “Shqiponja”, e dislokuar në plazhin e Shëngjinit, për të garantuar siguri për vizitorët dhe pushuesit, efektivët e kanë asistuar 19-vjeçarin dhe kanë mundësuar gjetjen e portofolit.

Sendi iu kthye pushuesit, bashkë me eurot dhe dokumentet.